IML konfirmon se familja e ka identifikuar trupin e Faton Hajrizit, pas autopsisë u dorëzohet atyre

by Nexhat

Drejtori i Departamentit të Laboratorëve Mjeko-Ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaqi, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit tanimë është identifikuar edhe nga familjarët e tij.

“Mbrëmë rreth orës 1 është pranuar trupi i pajetë i cili është i Faton Hajrizit. Këtë po e deklarojmë pas urdhrit që është bërë nga Prokuroria, respektivisht nga prokurori përgjegjës. Është identifikuar nga familjarët e rastit në pranimin e mjekut kujdestar”, ka thënë Thaqi.

banner

Thaqi ka thënë se sipas konsultimeve në Institut është formuar edhe një komision tre anëtaresh për kryerjen e autopsisë, i përbërë nga ekspertët mjekoligjor.

Ai ka thënë se pas autopsisë trupi do t’ju dorëzohet familjarëve.

“Realisht për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe rrethanave, në konsultim edhe me drejtorin e përgjithshëm kemi formuar një komision tre antarësh prej ekspertëve mjekoligjorë që do të kryejnë autopsinë që do të fillojë rreth orës 13:00 në prani të Prokurorit dhe familjarëve. Raporti i autopsisë varet, trupi i pajetë pas autopsisë do t’ju dorëzohet familjarëve”, ka thënë ai, raporton EO.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy