Izraeli nuk ndalet, vret zyrtarin e sigurisë së Hamasit në Liban

by Merita

Izraeli vazhdon të ekzekutojë zyrtarë të rangut të lartë të Hamasit.

Një burim libanez i sigurisë ka thënë për mediat se pas një sulmi, që pa një makinë të hidhej në erë në zonën e Sidonit, qëndrojnë forcat e Tel Avivit.

banner

Nga shpërthimi i automjetit ka ndërruar jetë një zyrtar i lartë sigurisë së Hamasit.

https://twitter.com/Gunun_Z_Raporu/status/1821932966416679304

Agjencia e lajmeve al-Arabiya, duke cituar burime të paidentifikuara, tha se objektivi i sulmit me dron izraelit ishte Samer al-Hajj, një zyrtar i Hamasit i ngarkuar me sigurinë në kampin e refugjatëve palestinezë të Ain al-Khilwa.

Mediat libaneze raportojnë të njëjtën gjë, ndërsa një korrespondent i AFP raportoi se kishte parë ekipet e emergjencës duke nxjerrë një trup të djegur nga automjeti, ndërsa ushtarët kishin rrethuar zonën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy