Pas denoncimit të blogeres Klea Prenga, e cila akuzoi publikisht në rrjetet sociale Antonela Berishën dhe të motrën se janë përgjegjëse për dhunimin brutal të saj teksa ka qenë duke konsumuar darkën në një restorant, vjen reagimi nga Policia e Tiranës.
Kjo e fundit ka shpallur në kërkim dy motrat, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë 24-vjeçare, duke i shkaktuar asaj dëmtime të mëdha. Ka qenë e reja që ka postuar edhe fotot pas sulmit, ku shfaqet e mbuluar në gjak ndërsa ka një çarje të madhe në njërën prej faqeve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.
Këto dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë.”, sqaron policia.
DENONCIMI
Klea Prenga akuzoi dje në rrjetet sociale Antonela Berishën dhe motrën e saj se janë përgjegjëse për dhunimin brutal të saj teksa ka qenë duke konsumuar darkën në një restorant.
Teksa ka publikuar pamje tejet të rënda në rrjetet sociale ajo shprehet se sulmi është kryer nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha.
E reja ka pësuar plagë dhe të çara në fytyrë, ndërsa ka theksuar se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese.
Antonela Berisha njihet për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP” dhe paraqitje të tjera në televizion.
“Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim.
Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.
Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë.
Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin. Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria.
Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.
Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time,” shkroi ajo në Instagram përkrah pamjeve të rënda që tregojnë plagët e marra.