Napoli shumë afër nënshkrimit me Romelu Lukakun

by Nexhat

Aurelio De Laurentiis ka vendosur t’i dhurojë Antonio Contes belgun Romelu Lukaku, sulmuesin e preferuar të trajnerit.

Napoli debuton të dielën e 18 gushtit në transfertën e Veronas në sezonin e ri të Serie A.

banner

Klubi italian ka intensifikuar bisedimet me Chelsean për Lukakun, ndërkohë që marrëveshja me sulmuesin është arritur prej ditësh.

31-vjeçarin e pret një kontrate 3-vjeçare prej 6 milionë eurosh në sezon,

Tani duhet sheshuar hendeku mes kërkesës së anglezëve dhe ofertës së ADL.

Napoli ka gati 25 mln euro plus bonuset. Nga ana tjetër, “Blutë e Londrës” kërkojnë 40 mln euro.

Ndërkohë që nuk përjashtohet as huazimi me detyrim blerjeje pas një viti për 27-30 mln euro. Kontaktet dhe diskutimet vazhdojnë, por te Napoli e kanë me nxitim.

Klubi italian synon të shfrytëzojë vullnetin dhe ngulmimin e Lukakut për t’u kthyer nën urdhrat e Contes, me të cilin shpërtheu te Interi me 64 gola dhe 17 asiste në 95 ndeshje.

Belgu, i përjashtuar nga turneu i Chelseat në SHBA, ka vazhduar të stërvitet gjatë pushimeve.

Fillimisht në Turqi dhe më pas në Belgjikë. Teksa në kthimin në Londër ka punuar me lojtarët e tjerë të Chelseat që konsiderohen drejt largimit.

Lukaku do Napolin dhe për këtë arsye ka pranuar uljen e pagës sezonale.

Vitin e kaluar te Roma merrte 7.5 mln euro, ndërkohë që te Chelsea janë të detyruar t’i japin 10 milionë euro në sezon deri në 2026.

Nga ana tjetër, Victor Osimhen pret vetëm PSG.

Napoli nuk zbret nga kërkesa prej 100 milionë eurosh.

Në sfond është dhe hipoteza që e çon në Arabinë Saudite, edhe pse dëshira e afrikanit është të vijojë me futbollin europian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy