Ndërpritet asfaltimi në lagjen “Bregu i Diellit” në Veri që është projekt i Serbisë, kompania s’kishte leje pune

by Nexhat

Policia e Kosovës ka ndaluar sot punimet në asfaltimin e rrugëve në lagjen e quajtur “Sunčana dolina” apo Lugina e Diellit, në Zveçan.

Kjo është konfirmuar për Express nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

banner

Kossev ka raportuar se ndërprerja e punimeve është bërë për shkak që kompania s’kishte leje pune.

Duke mos dhënë më shumë detaje Elshani konfrimoi ndërprerjen e punimeve.

Sipas Kossev në këtë vendbanim, Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe (KPS) kanë nisur ne 2016  ndërtimin e 300 njësive banesore në vendbanimin “Sunčana Dolina” në një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh,  të destinuara për personat e zhvendosur nga komuniteti serb nga Kosova. Ky investim është raportuar se kapë vlerën prej 14 milionë euro.

Marrëveshja për ndërtimin e vendbanimit të të kthyerve “Sunçana Dolina” është nënshkruar në vitin 2015 nga “Zyra për Kosovën” e Qeverisë së Serbisë, Eparkia e Kishës Ortodokse Serbe e Rashkës dhe Prizrenit dhe organi i përkohshëm komunal Zveçan në kuadër të sistemit serb.

Bazuar në informacionin e disponueshëm në faqen e këtij vendbanimi , lokacioni më i gjerë mbulon një sipërfaqe prej 24 hektarësh tokë, shkruan ky portal

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy