Nervat “tradhtojnë” 29-vjeçarin shqiptar, në makinë i gjenden 16 kg kokainë

by engel

Nervoziteti i shfaqur dhe tentativa për të shtuar gazin kur iu bë thirrje të ndalonte për një kontroll rutinë, e ka çuar një 29-vjeçar shqiptar pas hekurave në Itali.

I riu u arrestua në Peruxhia, pasi kontrolli i imtësishëm i policisë në mjetin e tij, çoi në zbulimin e 16 kilogramë kokainë.

banner

Lënda narkotike ishte e ndarë në 15 pako dhe u gjet e fshehur brenda një xhepi fals të krijuar në bagazhin e makinës.

Efektivët e ndaluan 29-vjeçarin pasi sjellja e tij ishte e dyshimtë. I riu shqiptar e ka rritur shpejtësinë e mjetit kur i është dhënë urdhër për të ndaluar.

Më pas në momentin e kontrollit është shfaqur nervoz dhe aspak i qetë, duke u përpjekur të justifikojë sjelljen e tij me arsye të parëndësishme.

Kjo ka shtyrë efektivët të “zbërthejnë” mjetin dhe të zbulojnë xhepin që fshihte kokainën në dyshemenë e bagazhit të makinës. Më pas është kontrolluar edhe shtëpia e 29-vjeçarit, i cili u arrestua për veprën penale të mbajtjes së lëndëve narkotike për qëllime tregtimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy