Rama vazhdon polemikat me Vetëvendosjen: 8 vjet udhëhoqët Prishtinën, s’e realizuat projektin e “Adem Jasharit”

by Nexhat

Përparim Rama vazhdon të polemizojë me Lëvizjen Vetëvendosje, dega në Prishtinë.

I pari i kryeqytetit i ka replikuar degës së VV-së për temën e projektit të Adem Jasharit në Prishtinë.

Ai shkruan se pasi ka marrë detyrën si kryetar, ka kërkuar zhvillimin e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë, projekt për të cilin thotë se VV dështoi tetë vite me radhë për ta realizuar.

“Për tetë vjet, Vetëvendosje ka udhëheq me Prishtinën. Tetë vjet kanë dështu me realizu projektin e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë, e dje tentuan të moralizojnë e të flasin për vlera.
Unë, pasi kam marrë detyrën, kam kërku zhvillimin e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë. Pesë (5) projektet e përzgjedhura janë prezantuar përfaqësuesve të familjes Jashari me 09 korrik 2024.
Në vitin 2010, pra para 15 vjetëve, në shenjë nderimi dhe respekti për familjen Jashari, unë kam zhvilluar dhe dorëzuar një projekt për Kompleksin Memorial në Prekaz me vetëiniciativë dhe pa asnjë kompensim financiar. Kjo arrihet kur punon dhe lartëson vlerat tona, e jo me fjalë boshe e propagandë.
Prandaj, tentativa e Vetëvendosjes në Prishtinë të moralizojnë rreth mbrojtjes së vlerave përmes fjalëve boshe, propagandës e sabotimit e të marrin rolin e gjykatësit vetëm sa e rikonfirmon hipokrizinë e tyre” shkruan Rama në reagim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy