Klubi francez, Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht transferimin e qendërmbrojtësit William Pacho nga Eintracht Frankfurt.
Kampioni në fuqi i Ligue 1 ka vazhduar me përforcime edhe këtë verë, ndërsa sot (e premte) ka zyrtarizuar një të tillë
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Pacho, i cili ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2029.
“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Willian Pacho”.
“Mbrojtësi 22-vjeçar, i cili do të mbajë numrin 51, bëhet lojtari i parë ekuadorian në historinë e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit francez.
Transferimi i qendërmbrojtësit thuhet se i ka kushtuar Paris Saint-Germaint plotë 40 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse
🆕🔴🔵
Paris Saint-Germain are delighted to announce the signing of Willian Pacho. The 22-year-old defender, who will wear the number 51, becomes the first Ecuadorian player in the Club’s history