Publicisti dhe analisti kosovar, Halil Matoshi, i ka reaguar depuetit të Vetëvendosjes, Alban Bajrami, i cili i ka thënë ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, se s’duhet të merret me urat, por duhet të qëndrojë në Ambasadë.
Matoshi ka thënë se deputeti i Vetëvendosjes ka folur jerëm dhe ka zgjedhur një alegori për t’iu kundërpërgjigjur.
Postimi i plotë:
Deputeti Alban Bajrami flet jerm
Po i përgjigjem alegorikisht me atë që Presidenti Lyndon Johnson i tha ambasadorit grek më 1964 (kriza e Qipros) për sovranitetin?
Presidenti Lyndon Johnson pa mdyshje u tegoi shteteve të brishta diçka për sovranitetin:
“Në p… t’sames Parlamenti dhe Kushtetuta juej …Ne u paguajmë shumë dollarë të blertë amerikanë grekëve, zoti ambasador. Nëse kryeministri juej më flet për demokracinë, Parlamentin dhe Kushtetutën, ai Parlamenti dhe Kushtetuta e tij mund të mos zgjasin shumë.”