Konservimi dhe restaurimi i Muzeut dhe Teatrit Kombëtar, MKRS u jep tenderë në vlerë rreth 10 milionë euro dy konsorciumeve

by Merita

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dhënë tender në vlerë rreth 10 milionë euro për punë ndëtimore në zbatimin e projektit për konservimin dhe restaurimin e Muzeut Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Kontrata është e ndarë në dy pjesë. Për punët ndërtimore për zbatimin e projektit të hollësishëm të arkitekturës dhe inxhinierisë për konservimin dhe restaurimin e Muzeut, kontrata i është dhënë konsorciumit “FRONI 1 SH.P.K; Ceta-General Invest”.

banner

Vlera e kontratës është 2 milionë e 946 mijë e 757 euro. Këtu përfshihen punët e arkitekturës dhe strukturës, të instalimeve elektrike, instalimeve të makinerisë dhe hidroinstalimeve.

Pjesa e dytë e kontratës është për punët në konservimin dhe restaurimin e Teatrit Kombëtar, që është në vlerë dyfish më të lartë. Kjo kontratë i është dhënë konsorciumit “LIMITPROJECT SH.P.K; Rinesa SH.P.K”, për 6 milionë e 994 mijë e 937 euro.

Të dy kontratat janë në afat prej 18 muajsh, apo një 1 vit e gjysmë.

Në dosjen e tenderit theksohet se punët duhet të kryhen në zbatohen në mënyrën më cilësore sipas kërkesës dhe specifikimit; bazuar në parimet, proceset dhe praktikat e konventave dhe kartave ndërkombëtare.

“Ekzekutimi i punëve ndërtimore për zbatimin e projektit të hollësishëm [zbatues kryesor], të arkitekturës dhe inxhinierisë, për konservimin dhe restaurimin e Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë. Punët do të zbatohen në mënyrën më cilësore sipas kërkesës dhe specifikimit; bazuar në parimet, proceset dhe praktikat e konventave dhe kartave ndërkombëtare [‘International Council on Monuments and Sites ICOMOS’, ‘International council of Museums ICOM’ dhe ‘United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization UNESCO’], si dhe në përputhje me legjislacionin, rregulloret, normat standardet dhe kodet teknike [vendore, rajonale dhe ndërkombëtare] në fuqi; në kufi të buxheteve dhe brenda afateve kohore të përcaktuara”, thuhet në dosje.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy