Janë shënuar sot 26 vjet nga rënia heroike e drejtuesit të shquar të shumë betejave kundër forcave serbe Bekim Berishes – Abejes.
Për të nderuar vepren e lavdishme dhe sakrficen e tij, kryetari i AAK-së në Pejë Ali Berisha dhe një grup veteranësh kroat të luftës kanë bërë sot homazhe tek varri i tij.
‘Luftëtari që tmerroi Serbinë! Gjeneral i disa ushtrive, i nderuar nga gjithë popujt liridashës të Ballkanit. Sot në përvjetorin e rënies heroike të heroit të Kosovës, gjeneralit Bekim Berisha -Abeja. Lavdi të gjithë dëshmorëve!’-ka shkruar Berisha.
Më 10 gusht të vitit 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe.
I njohur edhe për të bëmat në luftën e Kroacisë, Bekim Berisha-Abeja ka qenë njëri nga heronjtë e heshtur i cili është shfaqur pothuajse nga anonimiteti, duke u bërë mit i madh i luftës për liri. Vetëm me insistimin e ushtarëve kroatë, emri tij është bërë i njohur, kështu Bekim Berisha është nderuar edhe me urdhrin “Hrvatski kriz”.
Kryetari i ndjerë i Kroacisë, Franjo Tugjman, Berishën e ka përshkruar si luftëtarin që ka pasur vlerë sa 1000 ushtarë.