Ishte një moment tmerri për veteranin e Manchester United, Jonny Evans i cili i dhuroi Manchester Cityt kupen e Community Shield pas huqjes në një gjuajtje të penalltisë.
Evans ngriti goditjen e tij nga pika e bardhë mbi traversë dhe kështu i dha mundësinë Manuel Akanjit të godiste më pas penalltinë fituese teksa skuadra e Pep Guardiolës arriti të siguroi titullin e parë të këtij sezoni.
Alejandro Garnacho mendoi se kishte shkaktuar mjerim për katër herë fituesit e Premier League kur ai shënoi në minuten e 82-të. Por një tjetër zëvendësues Bernardo Silva, shënoi golin e barazimit në minutën e fundit për Cityn për të bërë rezultatin 1-1 dhe për ta çuar ndeshjen në pikë-goditje.
Pas përfundimit të minutave të rregullt ndeshja shkoi në penallti të cilen e fitoi Manchester City me rezultat përfundimtar 7-6