Organet e rendit në Shqipëri kanë asgjësuar 300 mijë bimë kanabisi

by engel

Rreth 300 mijë bimë kanabis janë zbuluar nga policia dhe më pas janë asgjësuar përmes djegies në kuadër të operacioneve të shtrira në disa qarqe të vendit.

Plani i opacioneve që kanë nisur që në pranverë, sezon ku nis dhe mbjellja e bimëve narkotike, është shtrirë në disa vende të cilat konsiderohen si pika të nxehta.

banner

Rekordin për këtë vit e mban Shkodra, qark në të cilin janë gjetur thuajse 90% e shumës totale të zbuluar dhe asgjesuar deri më tani.

Gjatë këtij sezoni blutë e Shkodrës kanë ndërhyrë edhe në disa vende që kosnideroheshin si të paprekshme më pare si në zonën e Velipojës, Malësi të Madhe, Dukagjin etj, ku janë zbuluar me mijëra bimë të kultivuara.

Aksionet janë shtrirë edhe ne Vaun e Dejës, Pukë etj.

Problematike ka qënë edhe Lezha sa i takon kultivimit te lendve narkotike.Në këtë qark mësohet se janë asgjësuar afro 10 mijë bimë kanabisi.Bimet ishin kultivuar kryesisht në zonat e thella malore të Mirditës, por edhe në Kurbin e.

Edhe në Malësinë e Krujës janë zhvilluar disa operacione anti-kanabis ku janë gjetur mbi 5 mijë bimë kanabisi.

Sa i takon jugut të vendit në Vlorë dhe Tepelenë kete vit janë zbuluar shumë pak bimë narkotike.Ndërkohë që disa vite me pare këto zona janë konsideruar me rrezikshmeri te larte sa i takon kultivimit të droges.

Në ndihmë të policisë, krahas Guardia Di Finanza e cila ka marrë përsipër monotorimin nga ajri të pikave të nxehta, janë vendosur edhe dronë inteligjentë, pajisje që zbulojnë praninë e bimëve narkotike përmes pamjeve nga ajri. Dronët madje arrijnë që të zbulojnë edhe shtëpitë e barit, përmes diktimit të nxehtësisë. /vizionplus.tv

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy