Prestigjiozja ‘The Guardian’ shkruan edhe për sukseset e Dhurata Dorës në muzikë

by Merita

Mediumi prestigjioz britanik, The Guardian, i ka dedikuar një artikull kulturës në Kosovë.

Ai ka shkruar për Rita Orën, Dua Lipën si dhe për ngjarjen më të madhe në vend, Sunny Hill Festival.

banner

Mes të tjerash, në artikull ka përmendur edhe artisten e njohur shqiptare, Dhurata Dorën.

Ka përmendur bashkëpunimet e suksesshme të këngëtares me yje të famshëm botëror.

Njëra prej tyre, Dhurata Dora, ka më shumë se 860 milionë shikime në YouTube me hitin e saj të madh “Zemër”, bashkëpunim i vitit 2019 me reperin algjerian, Soolking, që ishte pjesë e top-listave në Belgjikë, Zvicër dhe Francë. Bashkëpunimi i Dorës më 2021 me reperin francezo-kongolez SIMS, “Only You”, u certifikua si i artë në Francë dhe platin në Zvicër dhe performanca e saj me yllin e “Voice of Albania”, Yll Limani, pa dyshim ka qenë kryeperformanca në gjuhën shqipe në festivalin e sivjetmë të Sunny Hill-it”, thuhet në artikull.

Përmendet po ashtu edhe Era Istrefi, Noizy e reperi tjetër i njohur nga Ferizaj, Buta.

Në shkrim mes tjerash ka përmendur edhe klubet e natës në Prishtinë, sikurse Zone Club.

Sunny Hill ndërkaq edhe këtë vit mblodhi figurat më të famshme si: Bebe Rexhën, Stormzyn, Black Coffe, DJ Snake.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy