Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme në Klinë nën dyshimet se i njëjti është pjesë e një grupi i cili kishte mbjellur qindra bimë të llojit kanabis sativa.
Nën urdhërin e prokurorit të shtetit të Pejës, Ersan Qavolli ekipi hetimor i policisë ka bërë sigurimin e perimetrit të plantacionit të kanabisit dhe nisi në orët e pasdites grumbullimin për të bërë tutje edhe asgjësimin e bimëve narkotike.
Prokurori Qavolli ka thënë se një person është i arrestuar dhe disa të tjerë tashmë janë në kërkim. Në vednin e ngjarjes është gjetur edhe një kallashnikov që dyshohet se i përkiste grupit të identifikuar të lidhur me mbjelljen e kanabisit. Sipas Prokurorit Qavolli, rasti ishte duke u hetuar më shumë se një muaj.
“Janë kontrolluar disa lokacione janë marrë prova materiale të ndryshme të cilat do bëhen pjesë e dosjes hetimore. Janë gjetur edhe armë, një kallashnikov. Rreth 500 bimë dyshohet se janë mbjellur, ekipet e policisë janë duke grumbulluar bimët për t`i bërë gati për asgjësim”- ka thënë Qavolli./Kallxo,com