Valiev u eliminua, por Shqipëria ka shpresë për dy medalje sot

by Merita

Shqipëria ka sot dhe një shans të fundit për medalje olimpike, në të kundërt do ta mbyllë me turp edhe “Paris 2024”, pra pa asnjë medalje, madje pa ndonjë rezultat surprizues të sportistëve të saj, duke konfirmuar atë që ishte paralajmëruar se me rënien e peshëngritjes do të binte edhe cilësia e performancës së ekipit tonë në Lojërat Olimpike Verore.

Në fakt, shpresat e olimpizmit shqiptar ishin varur këtë vit tek tre mundës të stilit të lirë që vinin nga Federata Ruse, nga republikat autonome të saj, që kishin marrë pasaportë shqiptare dhe kishin shfaqur cilësi në garat europiane e botërore. Por dy prej tyre dështuan pardje dhe dje të shkonin më shumë se në çerekfinale. E sot do të jetë shpresa e fundit për një medalje olimpike, nga mundësi që teorikisht ka më pak shanse se dy të tjerët. Islam Dudaev është i fundit që garon për Shqipërinë dhe shpresa e fundit për një medalje olimpike.

banner

Të tjerët dështuan ta përmbushin objektivin, sikurse të gjithë sportistët e delegacionit shqiptar në Paris. Por KOKSH, me të drejtë njoftoi mbrëmë se Valiev është ende në lojë për një medalje bronzi, por i duhet të fitojë dy ndeshje. Kjo pasi formula e garës e ndihmon atë të jetë ende në lojë për një medalje bronzi, pasi rivali që e mundi kapërceu në finale.

Valiev humbi në 5 sekondat e fundit
Pas Zelimkhan Abakarov dje i erdhi radha e eliminimit një tjetër mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Në stilin e lirë të mundjes, pesha 74 kg, Çermen Valiev mundi 4-3 azerin Bajramov. Sukses që solli kualifikimin në çerekfinale të 25-vjeçarit nga Osetia.

Valiev u përballë për një biletë në gjysmëfinale me uzbekun Jamalov, duel të cilin e humbi 6-5 në sekondat e fundit si pasojë e një vendimi të gjyqtarëve. Siç thamë më lart, këtë të shtunë është radha e mundësit të fundit, gjithashtu sportistit i fundit i Shqipërisë në Olimpiadën franceze. Islam Dudaev do të nisë “betejat” e tij në stilin e lirë në mundje, duke nisur prej orës 11:00. Por mkund të fitohen dy medalje nëse të dy sportistët e mbetur në garë triumfojnë në duelet e tyre.

Një shans për dy medalje, por…
Ndërkohë, KOKSH nëpërmjet një postimi njofton se Valiev është ende në garë për medalje bronzi, por i duhet të fitojë dy ndeshje. Nuk d të jetë e lehtë, por fakti se KOKSH është ende optimist, tregon se vetë sportisti ka cilësi dhe mund t’ia dalë të bëjë mrekullinë. Nëse do t’ia dilte, kjo do të ishte medalja e parë historike e Shqipërisë në LOjërat Olimpike, pasi kurrë më parë nuk e ka fituar një të tillë.

“Chermen Valiev rikthehet në garë për medaljen e Bronzit.

Pas fitores së mundësit Jamalov nga Uzbekistani në gjysmëfinale, sportisti i Team Albania ka një mundësi tjetër për medaljen e Bronzit. Kundërshtari i Valiev do të përcaktohet nga përballja mes sllovakut Salbazanov dhe bjellorusit Kadzimahamedau, nesër duke nisur nga ora 11:00.Valiev duhet të fitojë 2 ndeshje për të marrë medaljen e Bronzit”, shkruan Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në një njoftim të tijin dje pasdite.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy