72
Sfida mes Elversberg dhe Koln në Bundesliga 2 në Gjermani ka përfunduar barazim 2-2. Fisnik Asllani ishte protagonist absolut për Elversberg duke shënuar 1 gol dhe asistuar 1 tjetër.
Sulmuesi shqiptar u aktivizua pikërisht në pjesën e dytë. Fillimisht barazoi në minutën e 46. Më pas asistoi për golin e përmbysjes në minutën e 62.
Koln ia doli të barazojë rezultatin para fundit të takimit. Kujtojmë se Asllani është huazuar nga Hoffenheim dhe do luajë në Bundesliga 2 këtë sezon.