Ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari u kanë thënë zyrtarëve izraelitë se lideri i Hamasit, Yahya Shinuëar dëshiron një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, tha një burim izraelit me njohuri për këtë çështje për CNN.
Megjithatë, “askush nuk e di se çfarë dëshiron Bibi”, tha burimi, duke iu referuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu me pseudonimin e tij. I njëjti burim tha se zyrtarët amerikanë u thanë homologëve të tyre izraelitë se duhet të arrihet menjëherë një marrëveshje për të shmangur një luftë rajonale.
Qeveria e Izraelit ra dakord të rifillojë të enjten e ardhshme, më 15 gusht, bisedimet me qëllim shpalljen e armëpushimit në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve që mbeten peng të Hamasit, pas ndërhyrjes së vendeve ndërmjetësuese, SHBA-së, Egjiptit dhe Katarin, i cili paralajmëroi palët ndërluftuese se nuk kishte kohë për të humbur dhe asnjë justifikim për vonesa të mëtejshme.
Raporti i CNN vjen një ditë pas bombardimeve izraelite të një shkolle në qytetin e Gazës, ku ushtria izraelite pretendoi se ishte një qendër komandimi e terroristëve të Hamasit, duke vrarë mbi 100 njerëz.
Në të njëjtën kohë, shumë analistë besojnë se zgjedhja e Yahya Sinëar, një prej personave më të kërkuar në Izrael, i cili e konsideron atë një nga organizatorët e sulmit të 7 tetorit, për udhëheqjen e Hamasit pas vrasjes së Ismail Haniya në Iran, që i atribuohet Izraelit nga armiqtë e tij, i ka bërë negociatat indirekte edhe më të vështira.