Juventusi është një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror.
Përkundër se kanë bërë disa transferimeve, Zonja e Vjetër synon të afrojë edhe më shumë lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës
Për më tepër, e ardhmja e lojtarëve kyç si Wojciech Szczesny apo Federico Chiesa nuk është aspak e qartë edhe pse qëllimet e klubit dihen që duan t’i lënë të lirë.
Kjo tani do të thotë se, sipas Sky Sports, një portier i ri shfaqet në radarin e njerëzve të Thiago Mottas.
Caoimhin Kelleher, portieri 25-vjeçar irlandez, është objektivi i ri që sapo ka hyrë në radarin e bardhezinjve, veçanërisht pasi u mësua se Alisson nuk do të largohet
Përveç kësaj, drejtuesit e Juventusit janë në negociata edhe me tre sulmues, ku njëri nga ta do t’iu bashkohet atyre
Sipas asaj që ka raportuar Tuttosport, ylli i Portos, Galeno, ai i Chelseat, Raheem Sterling si dhe argjentinasi Nico Gonzalez janë në listën e dëshirave të Zonjës së Vjetër.
Njëri nga ta do t’i bashkohet gjigantit italian dhe drejtori Gunitoli është në bisedime me agjentët e tre futbollistëve