Këta janë pesë lojtarët që Barcelona pritet t’i shes në ditët në vijim

by Nexhat

Barcelona thuhet se duhet të shesë lojtarë për të shmangur ndonjë problem me Fair Play Financiar të La Ligës këtë sezon.

Disa prej tyre mund të largohen nga klubi në ditët në vijim, pasi ofertat nuk mungojnë për ta

I pari në listë është Julian Araujo, pasi Barcelona ka marrëveshje për ta shitur meksikanin te Bournemouth për 10 milionë euro.

Një tjetër lojtar që do të largohet është Clemtn Lenglet, me francezin që duket se do të mbetet në La Liga, por kësaj radhe t’i bashkohet Atletico Madrid.

Përveç madrilenëve për Lenlet interesim kanë shfaqur edhe disa skuadra franceze përfshirë Monaco e Lyon.

Mbrojtësi senegalez Mikavil Faye do të largohet gjithashtu dhe Barcelona synon të fitoj 15 milionë euro. Monaco dhe Rennes janë dy skuadrat që e duan atë

Vitor Roque është gjithashtu në listën e largimeve, me Barcen që synon të fitoj mbi 40 milionë euro nga shitja e tij.

Pablo Torre gjithashtu ka disa oferta tërheqëse nga skuadrat spanjolle dhe mund të largohet gjatë ditëve në vijim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy