Miqësorja Chelsea – Inter përfundon me barazim, Asllani titullar

by engel

Miqësorja e luksit mes Çelsit dhe Interit në Londër u ka vënë kapakun miqësoreve përgatitore të dy skuadrave para sezonit të ri që do të nisin në fundjavën e ardhshme.

Takimi ku Kristjan Asllani ishte titullar te zikaltrit, është mbyllur me shifrat 1-1.

Interi u tregua cinik në startin e ndeshjes dhe pas pak minutash gjeti golin me anë të Turam, i cili sot formonte dyshen e sulmit me Korrean, autori i asistit.

Por më pas ishte Çelsi më kërkues duke vënë shpesh në vështirësi Jan Zomer e duke goditur edhe shtyllën.

Vendasit gjetën golin e barazimit pikërisht në limitin e sfidës, me anë të 20-vjeçarit Ugoçuku, i cili kur regjistrohej minuta e 90 ia doli të dërgonte topin në rrjetë për të vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy