Faton Hajrizi do të varroset në orën 14:00 në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Ulët në Skënderaj.
Më herët sesa koha e varrimit, shumë njerëz janë mbledhur atje për funeralin e 39 vjeçarit që u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik. Një ditë më herët, sipas autoriteteve serbe, ai e kishte vrarë një polic serb dhe e kishte plagosur një tjetër në qytetin e Lloznicës.
Me mbishkrime në bluza si “Liria ka Emër”, e dikush me flamurin kombëtar, shkuan për t’ia dhënë lamtumirën e fundit atij, pavarësisht se kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar që ai të mos madhërohet dhe që qytetarët “të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit”.
Më 6 korrik ai ishte arratisur nga burgu i “tipit të hapur” në Smrekonicë të Vushtrrisë në masa të ulëta sigurie, ku po qëndronte muajt e fundit
Vendndodhja e Hajrizit nuk dihej për rreth dy javë, deri kur u raportua për vrasjen e policit në Lloznicë të Serbisë.
Pas tri javësh, autoritetet serbe lejuan tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit dhe ai mbërriti në Kosovë në orët e para të së premtës.
Nëna e tij të shtunën konfirmoi identitetin e të birit, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore e kreu autopsinë