37
Një pjesë fushore dhe malorë në mes Malishevës dhe Klinës u përfshi nga zjarri këtë të diel.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj po ashtu tha se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëhet përpjekja maksimale për shuarjen e zjarrit.
“Një pjesë fushore dhe malore në mes Malishevës dhe Klinës janë përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në atë lokacion, dhe është duke u bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit”, tha Elezaj