Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se të dielën është krijuar Shtabi Emergjent për menaxhimin e shuarjen e zjarreve në rajonin e Prevallës, dhe se synohet lokalizimi i tyre deri në orët e mbrëmjes.
Në të njëjtën ditë ka reaguar dega e LDK-së në Prizren duke akuzuar autoritetet lokale për mos reagim lidhur me gjendjen e krijuar në Prevallë pas zjarreve të ditëve të fundit
Para reagimit të kësaj dege, drejtoresha e DES-it në Komunën e Prizrenit, Ramize Sinanaj Shala përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se për shkak të situatës së krijuar nga zjarret në rajonin e Prevallës, “sot në ora 7:00 është ngritur Shtabi Emergjent për menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve”
Para reagimit të kësaj dege, drejtoresha e DES-it në Komunën e Prizrenit, Ramize Sinanaj Shala përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se për shkak të situatës së krijuar nga zjarret në rajonin e Prevallës, “sot në ora 7:00 është ngritur Shtabi Emergjent për menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve”.
Sipas saj në këtë aksion janë angazhuar zjarrfikësit, Policia e Kosovës, Zyrtarë të Parkut Nacional, motoristë vullnetarë dhe qytetarë vendas.
“Të gjitha ekipet janë të përkushtuar maksimalisht për të kontrolluar dhe shuar zjarret, për të mbrojtur kështu mjedisin dhe sigurinë e banorëve të zonës. Në kontakt me ekipet nga vendi i ngjarjes zjarri është sipërfaqësor, digjet bari i njomë dhe shkurret nuk janë duke u djegur pishat. Shpresojmë që deri në mbrëmje të lokalizojmë zjarrin”, ka njoftuar zyrtarja e lartë komunale.
Në anën tjetër, dega e LDK-së përmes një reagimi ka theksuar se Prevalla është në flakë derisa nuk ka reagim nga Komuna e Prizrenit.
“As edhe një shkrim apo reagim të vetëm nga komuna dhe kryetari Totaj, për të shprehur brengën e tyre rreth flakëve që e kanë kapluar Prevallën. As edhe një përkrahje morale ndaj zjarrfikësve të cilët janë heronjtë e këtyre rasteve. Si duket është kthyer në zakon nga qeverisja Totaj, që përballë skandaleve më mirë të heshtin se të reagojnë. Nuk kanë dëshirë t’a prishin rehatin e krijuar përballë situatave që duan reagim urgjent!”, shkruan në reagim, raporton Telegrafi.
Ky subjekt politik ka kërkuar nga qeverisja në nivelin qendror dhe lokal që të reagojnë dhe të kërkojnë ndihmë edhe nga KFOR-i që flakët në Prevallë të shuhen.
“LDK vlerëson ekipet zjarrfikëse të cilat janë në teren, por ata meritojnë përkrahje institucionale të cilët si duket nuk e kanë. Prevalla si atraksion turistik nuk guxon të mbetet nën mëshirën e fatit!”, përfundon reagimi i Zyrës për Informim të degës së LDK-së