Shqipëria arrin një tjetër sukses të madh, siguron medaljen e dytë olimpike në ‘Paris 2024’

by Nexhat

Islam Dudaev ka arritur t’i sjellë Shqipërisë një tjetër medalje në Lojërat Olimpike, duke fituar medaljen e bronztë në stilin e lirë të mundjes në peshën deri -65 kilogram.

Pas tërheqjes së kundërshtarit amerikan, Dudaev u vu përballë hungarezit Iszmail Muszukajev, i cili ka dalë i pesti në këtë peshë në ‘Tokio 2020’, ndërsa ishte kampion bote në vitin 2023

banner

Dudaev e nisi mirë me dy kapje dhe hedhje, duke e çuar rezultatin menjëherë në 6-0. Më pas, rezultati kaloi në 8-4 pas një aksioni ku u desh përsëritja dhe aty hungarezi ngushtoi diferencën me dy pikë të tjera dhe raundi i parë u mbyll me shifrat 8-6 për mundësin e Shqipërisë.

Muszukajev u hodh në sulm por Dudaev u përgjigj shpejt me katër pikë radhazi duke siguruar avantazh të rëndësishëm për minutat e fundit.

Kundërshtari i tij u mundua të kthente fatin e ndeshjes, teksa barazoi 12-12, por një pikë e fundit e siguruar nga Dudaev i dha atij medaljen e bronztë, të dytën për Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike.

Kujtojmë se kjo ishte medalja e dytë e bronztë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, pas asaj që fitoi mbrëmë Chermen Valiev pikërisht në mundje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy