Prishtina dhe Suhareka e kanë nisur me barazim pa gola sezonin 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit e kishin ndeshjen vazhdimisht nën kontroll, por që nuk ia dolën t’i konkretizonin rastet e tyre
Pas pesë minutash lojë, Prishtina rrezikoi me anë të Sunday, por që goditja e tij nuk ishte e saktë.
Vendasit tentuan nëpërmjet Krasniqit të shënonin, por portieri i Suharekës ishte i vëmendshëm
Në 45 minutat e dytë, sërish Sunday provoi, por Ozdogan ishte në vend.
Rastin e parë serioz për Suharekën e krijoi Mevlan Zeka (72’), mirëpo Ardit Nika nuk lejoi befasi.
Krasniqi i Prishtinës sërish nuk arriti të shënonte nga afërsia, duke lëshuar një rast ideal shënimi.
Ky është një barazim i vlefshëm për Suharekën, që debuton në elitën e futbollit kosovar, duke marrë një pikë të madhe në udhëtim te skuadra më e trofeshme në vendin tonë