Një 50 vjeçar është ndaluar për 48 orë në Suharekë, për shkak se kishte shtënë me armë zjarri në fshatin Sopije.
Policia tha se pas marrjes së infomracioneve për të shtëna me armë, të dyshuarit me inicialet F.R. iu gjet dhe konfiskua një armë e llojit HS-9 SUB COMPACT e kalibrit 9x19mm, një karikator dhe pesë gëzhoja.
“Me datën 10.08.2024 Stacioni Policor Suharekë përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Sopije, komuna e Suharekës ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore përkatëse i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes dhe identifikuar të dyshuarin me inicialet F.R. (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë e llojit HS-9 SUB COMPACT e kalibrit 9x19mm, një karikator dhe pesë gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në lidhje me rastin, Policia tha se e ka njoftuar prokurorin e shtetit i cili rastin e ka cilësuar “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm” dhe ndaj të dyshuarit e ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë