Tahiri i reagon Zybës: Synimi i Haradinajt për postin e Presidentit legjitim – s’keni parime, Kurti i përkulej Isa Mustafës

by Nexhat

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputetit të VV-së Salih Zyba i cili tha se “sot me ia premtu postin e presidentit Ramush Haradinajt, ai i ndërron fjalët për Albin Kurtin”. E sipas Tahirit, VV është partia e fundit që mund të thirret në parime sepse thotë se “Kurti, iu përkulke Akademik Isa Mustafës për pak pushtet”.

Kështu ka deklaruar në Facebook deputeti Besnik Tahiri duke thënë se VV “çdo qëdrim e kanë shkelë me dy këmbë, e së fundi e keni sjellë vendin buzë shkatërrimit politik e ekonomik”.

banner

Ai shton se synimi i Ramush Haradinajt për postin e presidentit është synim legjitim.

Reagimi i tij i plotë:

Synimi i Ramush Haradinajt për postin e presidentit është synim legjitim dhe i logjikshëm dhe nuk është në pronësi të kurkujt. Vetëvendosje është partia e fundit që mund të thirret në parime politike. Po ua rikujtoj që lideri i saj, Albin Kurti, iu përkulke Akademik Isa Mustafës për pak pushtet, madje  duke e quajtur ‘Profesor Isë’, e pak muaj më herët po të njejtit ia kishin sulmuar shtëpinë dhe familjen me kauza të rrejshme politike. Kuptoni, çdo qëndrim politik tuajin e keni shkelë me dy këmbë, e së fundi e keni sjellë vendin buzë shkatërrimit politik e ekonomik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy