Të tjera pamje janë publikuar nga brenda Rusisë.
Në klipin e fundit, shihen dy ushtarë të veshur me uniformë ukrainase në Sverdlikovo, një fshat në rajonin e Kurskut
Dyshja shihen duke larguar flamurin rus nga ndërtesa e këshillit të fshatit, në ditët e para të përparimit në Kursk, shkruan BBC,
Ndryshe, së fundmi forcat ukrainase kanë hyrë edhe në Belgorod të Rusisë.
Bëhet e ditur se më parë trupat hynë në kufirin në rajonin e Kurskut, ku ende po zhvillohen luftime
Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihen pesë ushtarë ukrainas që qëndrojnë jashtë një ndërtese, ndërsa njëri dëgjohet të thotë: “Ju uroj shëndet, batalioni 252 është në fshatin Poroz, Rajoni i Belgorodit. Lavdi Ukrainës”