Të premten në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, një vajzë ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar medikamente për qetësim. Sipas policisë, i dashuri i saj kishte shkuar në banesën e saj duke e ofenduar e sulmuar fizikisht. Më pas i njëjti ishte larguar në drejtim të panjohur.
Kanun Veseli, zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, konfirmoi arrestimin e të dyshuarit
Ai tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Konfirmimi i plotë i Veselit:
Shtytje ne vetëvrasje dhe Kanosje Rr. ,,Enver Topalli’’ – Ferizaj dt. 09.08.2024 – 17:00 Viktima femër, kosovare ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke konsumuar medikamente (tableta) për qetësim. Deri te ky incident ka ardhur derisa ajo ishte duke qëndruar në banesën e saj, aty ka shkuar i dashuri i saj – i dyshuari mashkull,kosovar, i cili duke e ofenduar verbalisht e ka sulmuar fizikisht dhe është larguar nga banesa në drejtim të panjohur. I dyshuari është arrestuar më pas dhe është shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues , me vendim të prokurorit ndalohet në mbajtje për 48 orë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emeregjente në Ferizaj