Varroset Faton Hajrizi, qindra qytetarë morën pjesë në ceremoninë mortore

by Nexhat

Faton Hajrizi është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Ulët në Skënderaj.

Qindra njerëz u mblodhën atje për funeralin e 39 vjeçarit, në fshatin rrugët kryesore të të cilit ishin stolisur me flamuj kombëtarë dhe flamuj me logo të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

banner

Shumë njerëz kishin ardhur edhe nga përtej Drenica për të marrë pjesë në varrimin e Faton Hajrizit, i cili u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik. Një ditë më herët ai raportohej se e kishte vrarë një polic serb dhe e kishte plagosur një tjetër në qytetin e Lloznicës.

Disa mbanin bluza e pankarta me fotografi të Faton Hajrizit, pavarësisht se kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar që ai të mos madhërohet dhe që qytetarët “të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të tij”

Ai ishte i dënuar të paktën tri herë nga dy gjykata të ndryshme për vepra që lidhen me vrasje, tentim-vrasje, vjedhje e plaçkitje. Faton Hajrizi njihet më së shumti për vrasjen e një ushtari rus të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 shkurt të vitit 2000, kur ai ishte 15-vjeçar.

Më 6 korrik ai ishte arratisur nga burgu i “tipit të hapur” në Smrekonicë të Vushtrrisë, ku po qëndronte muajt e fundit. Vendndodhja e tij nuk dihej për rreth dy javë, deri kur u raportua për vrasjen e policit në Lloznicë të Serbisë.

Pas tri javësh, autoritetet serbe lejuan tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit.

Nëna e tij të shtunën konfirmoi identitetin e të birit, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore e kreu autopsinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy