Chelsea ka prezantuar edhe zyrtarisht Pedro Neton.
Lojtari portugez u është bashkuar Bluve nga Wolverhamptoni në një marrëveshje prej 60 milionë euro plus 3 milionë në bonuse
“Chelsea është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e portugezit Pedro Neto nga Wolverhampton Wanderers”, thuhet fillimisht në njoftimin e londinezëve.
“Pedro ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare dhe do të fillojë stërvitjen me shokët e tij të rinj në Cobham në ditët në vijim”.
“Ndihem shumë mirënjohës që i jam bashkuar këtij klubi”, tha 24-vjeçari. “Kam punuar shumë në karrierën time për të qenë këtu dhe mezi pres të hyj në fushë me këtë fanellë”.