Alarm në Londër, një person sulmon kalimtarët me thikë

by Merita

Dy persona mbetën të plagosur në qendër të Londrës si pasojë e një sulmi me thikë, pasditen e së hënës.

Ngjarja ndodhi në sheshin ‘Leicester’, ku autori i dyshuar, pa asnjë lloj motivi, nisi të sulmojë kalimtarët me thikë, duke lënë të plagosur një vajzë 11 vjeçe dhe një grua 34 vjeçe.

banner

Policia njoftoi se dy të plagosurat janë dërguar në një qendër mjekësore, teksa autori është vënë në pranga.

Ky akt ndodh në një kohë kur situata në Britani është e brishtë pas dhunës së javëve të fundit, kur turma njerëzish, që hidhnin parulla kundër emigrantëve dhe kundër fesë islame, u përplasën me policinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy