Durmishi: Nesër del raporti i stabilitetit të Urës së Ibrit

by Nexhat

A është mjaftueshëm stabile Ura e Ibrit për qarkullim të automjeteve pritet të dihet më 13.08.2024, përmes një raporti të përpiluar nga kompania që ka bërë matjet dhe testimet e urës.

Raporti pritet së pari t’i dorëzohet Ministrisë së Infrastrukturës më 13.08.2024, tha zëvendësministri Hysen Durmishi.

“Nesër del raporti. Na e dërgon kompania, e na (Ministria) e publikojmë”- tha Durmishi për Kallxo

Më 08.08.2024, Durmishi kishte thënë për media se brenda dy- tri ditëve e presin raportin final pas testimeve dhe matjeve në Urën e Ibrit

“Ka qenë me procedurë të përshpejtuar. Pak kompani kanë pajisje të tilla për matjen e stabilitetit të urës. Janë përfunduar të gjitha procedurat, është nënshkru kontrata, kemi fillu punimet dhe besoj që sot përfundon testimi, brenda dy-tri dite e presim raportin final” -kishte thënë Durmishi.

Nesër bëhen një javë prej kur nisën testimet në Urën e Ibrit, të cilën po mëtojnë ta hapin së shpejti autoritetet kosovare, anipse po kundërshtohet nga faktori ndërkombëtar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy