Haxhiu: Pakoja e ligjeve pritet të dërgohet në Kuvend brenda shtatorit

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, sot ka takuar krerët e institucioneve të drejtësisë lidhur me Reformën në Drejtësi, në të cilin takim prezent ishin përfaqësues të Këshillit Gjyqësor, Gjykatës Supreme dhe përfaqësues ndërkombëtar.

Ministria e Drejtësisë, njofton se përkundër ftesës për përfaqësuesit e sistemit prokurorial, të njëjtit munguan në takim.

banner

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se pakoja e ligjeve që rrjedhë nga Deklarata e Përbashkët e Zotimeve në mes të institucioneve të drejtësisë pritet të dërgohet në Kuvend brenda muajit shtator në mënyrë që të përmbyllet Reforma në Drejtësi.

Tutje ministrja Haxhiu kërkoi që në afat sa më të shpejtë, akterët e reformës në drejtësi, t’i përcjellin komentet e fundit mbi aktet e finalizuara në mënyrë që të njëjtat të diskutohen dhe adresohen në punëtorinë e fundit e cila planifikohet të mbahet në fillim të muajit shtator

“Edhe njëherë shprehu vullnetin tim si ministre e Drejtësisë për ta adresuar sa më shpejtë dhe profesionalisht Reformën në Drejtësi”, tha ministrja Haxhiu.

Gjatë diskutimit, përfaqësues të sistemit gjyqësor dhe partneret ndërkombëtar, shprehën mirënjohjen për arritjet e deritanishme në këtë proces të rëndësishëm reformues, gjithashtu duke u shprehur të gatshëm për kontributin dhe mbështetjen tutje në finalizimin e akteve përkatëse normative.

Në fund ministrja Haxhiu tha se në këtë proces ka qenë i rëndësishëm angazhimi i përbashkët për përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimeve për çka falënderoi të gjithë akterët kontribuues, ndërsa shprehu indinjatën e saj për mungesën e vullnetit të KPK-së për të realizuar reformën në drejtësi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy