Inagurohet rruga që lidh Gjakovën me Krumën dhe Dobrunën në Shqipëri

by Nexhat

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për inagurimin e një rruge të re në rajonin e Hasit, e cila lidh banorët e Gjakovës me Krumen dhe Dobrunën në Shqipëri.

Kjo rrugë, e cila përshkon një gjatësi prej 10 kilometrash, ka rëndësi të madhe për afrimin e shqiptarëve në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

banner

“Sapo bëmë inagurimin e rrugës në Has, rrugë kjo e rëndësishme që përshkon gjatësinë prej 10 km, e që njëherit afron shqiptarët në kufirin në mes të Shqipërisë e Kosovës. Pas marrëveshjes ndërshtetërore për projektin Kërstec-Pakisht-Zapod, sot inaguruam mbarimin e asfaltimit të rrugës, që e lidh Gjakovën me Krumën e Dobrunën, rrugë kjo jetike dhe me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët, veçanërisht për banorët e zonës,” ka shkruar Aliu

Kjo rrugë pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve dhe të rrisë bashkëpunimin ekonomik e social mes dy vendeve, duke përforcuar lidhjet mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy