Konferenca e VV-së para Prokurorisë Speciale, Bajrami: VV të kërkojë llogari për Martin Berishajn e kontratat sekrete

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj konferencës së thirrur nga Vetëvendosje para Prokurorisë Speciale, duke përmendur disa nga aferat korruptive të Qeverisë Kurti.

Bajrami ka thënë se VV-ja duhe të kërkojë llogari nga Prokuroria Speciale për Martin Berishajn, për Rezervat Shtetërore e për kontratat sekrete.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nuk duhet të frikësohet nga partia në pushteti. Duhet t’iu shkojë deri në fund secilit rast dhe të kryejë punën sipas ligjit për të gjitha rastet e lartpërmendura edhe për rastin e Bansjkës, Radoiçiqit, dhe rastin e koordinimit të Kusarit me Radoiçiqin në emër të LVV-së etj.” – ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Partia që e ka bërë bashkimin kombëtar, që ka ndërtuar 160 çerdhe, që ka zvogëlu çmimin e energjisë elektrike, që e ka përfundu rrugën për Podujevë, Gjilan e Mitrovicë sot po bën histori.

Para Prokurorisë Speciale ka vendosur të kërkojë llogari pse ende s’ka aktakuzë për krimet e Martin Berishajt me tregtinë e energjisë elektrike?

Vetëvendosje sot do të kërkojë llogari nga Prokuroria Speciale pse s’ka aktakuzë ndaj Ridit me shokë për korrupsionin me rezervat shtetërore?

Vetëvendosje do të kërkojë llogari nga Prokuroria Speciale për 900 kontratat njëburimore burim i korrupsionit me vlerë prej mbi 240 milionë euro?

P.S.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nuk duhet të frikësohet nga partia në pushteti. Duhet t’iu shkojë deri në fund secilit rast dhe të kryejë punën sipas ligjit për të gjitha rastet e lartpërmendura edhe për rastin e Bansjkës, Radoiçiqit, dhe rastin e koordinimit të Kusarit me Radoiçiqin në emër të LVV-së etj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy