64
Një burrë është plagosur nga një person tjetër në Prishtinë.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor.
“VRASJE NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Prishtinë / 11.08.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi që dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit nga një person i dyshuar, i cili ishte larguar prej vendit të ngjarjes me një motoçikletë bashkë me një të dyshuar tjetër. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa personi i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar. Rasti është duke u hetuar.”