​Protesta e shqiptarëve për identitet në Bujanoc, Lutfiu: Ky është fillimi

by Nexhat

Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës, ka reaguar pas protestës që sot është mbajtur nga shqiptarët në Bujanoc.

Ai, në një postim në Facebook, ka lënë të nënkuptohet se protesta do të ketë edhe në vazhdim.

“Ky është fillimi! 12 gusht 2024, Bujanoc”, ka thënë Lutfiu, duke shpërndarë edhe një mori fotografish të protestës.

Në sheshin Skënderbeu në Bujanoc, emërtim të cilin nuk e pranoi Qeveria e Serbisë, në mënyrë të qetë kanë protestuar qindra shqiptarë, ndërkohë, u panë edhe forcat policore.

Para të pranishmëve me një fjalë rasti është paraqitur deputeti shqiptar në Kuvendin e Shqipërisë, Shaip Kamberi.

E përveç drejtuesve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, në mbështetje ishte edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila ka shkruar se po ngrisin zërin për të drejtat e mohuara

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy