Rritet tregtia me automjete dhe motoçikleta në Kosovë

by Nexhat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se indeksi i qarkullimit të tregtisë me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave kishte rritje më të madhe edhe te tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes postës ose internetit) 29,97%. Po ashtu sipas raportit të ASK për muajin shkurt të këtij viti, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara shënoi rritje 23,11 për qind.

“Rritje pati edhe tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara, 19,08% krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Shkurt 2023)”, thuhet në Indeksin e qarkullimit të tregtisë me pakicë dhe numrit të të punësuarve shkurt 2024, krahasuar me shkurt 2023.

banner

Më tej thuhet se në muajin shkurt 2024, indeksi i numrit të të punësuarve, kishte rritje më të madhe te: Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar, 5,94%; Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara, 5,59%; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara, 4,70%. Ndërsa rënie kishte te: Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes postës ose internetit) (-7,43%), krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Shkurt 2023)

“Në muajin shkurt, Indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve kishte rritje me te madhe te: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje, 24,16%; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara, 23,25%; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara, 20,49%, krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Shkurt 2023)”, thuhet në raport.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy