Selmanaj: Për katër vite e kishin harruar, tani në prag të zgjedhjeve VV organizon konferencë për rastin Dehari

by engel

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka reaguar ndaj Vetëvendosjes dhe konferencës së tyre për rastin e Astrit Deharit. Deputeti Selmanaj e ka quajtur këtë konferencë skandaloze, të turpshme dhe të pamoralshme. Sipas z.Selmanaj, Vetëvendosje për katër vite nuk bëri asgjë për të ndriçuar rastin por tani që po afrohen zgjedhjet organizojnë konferenca në emër të tij vetëm për të fituar vota.

Për më tepër z.Selmanaj rikujton faktin se në kohën sa qeverinë e drejton Vetëvendosje është djegur edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe janë dëmtuar edhe provat zyrtare të rastit Dehari dhe ky rast ende nuk është ndriçuar se kush e dogji institutin.

banner

Postimi i plotë:
Konferenca e LVV-së për rastin Astrit Dehari, skandaloze, e turpshme madje edhe e pa moralshme!
Rasti i Astrit Deharit është rasti që shpërfaqë pafytyrësinë dhe logjikën e turpshme, se çfarë është në gjendje të bëjë një parti politike në rastin konkret Lëvizja Vetëvendosje për të ardhur dhe mbajtur pushtetin.
Për gati 4 vite në qeverisje, nuk ndërmorën asnjë veprim serioz për t’i indihmuar institucionet e drejtësisë për zbardhjen e këtij rasti, por krejt çka bënë, është se në qeverisjen e tyre për 3 herë radhazi u dogj Instituti i Mjekësisë Ligjore, vendi ku thuhej se ruheshin mostrat e të ndjerit Astrit Dehari.
Deri sot asnjë përgjigje të vetme se kush ia vuri flakën Institutit të Mjekësisë Ligjore?
Kush ishin shkaqet dhe shkaktarët?
A u vu dikush para përgjegjësisë penale?
A dha dikush dorëheqje nga pozitat politike dhe menaxheriale?
Përgjigja është e qartë ASKUSH, sepse LVV qeverisë me vendin.
Për 4 vite nuk bënë gjë për të. Për 4 vite gati se e harruan në tërësi. Kurse tash kur zgjedhjet po afrohen, LVV ndez makinerinë e saj të turpshme, për ta vu në funksion të plotë për qëllime elektorale dhe politike.
Rasti Dehari meriton drejtësi,në radhë të parë për familjen e tij dhe popullin e Kosovës.
Sa më larg qëndron LVV nga kjo çështje, aq më shumë do i bën nderë familjes dhe drejtësisë kosovare!

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy