Sulmuesi Maximilian Beier është përforcimi më i ri i skuadrës së Dortmundit.
Lajmin për transferimin e Beierit e ka bërë të ditur klubi gjerman të hënën,
Beier i ka kaluar testet mjekësorë dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
Ai u transferua nga Hoffenheimi për 28 milionë euro.
“Jam shumë i emocionuar që do të bëj këtë hap tjetër madhor në karrierën time. Kam pasur një ndjenjë fantastike që nga momenti kur fola për herë të parë me Dortmundin, sepse mund të them se ata vërtet donin të më sillnin këtu. Jam krenar që tani do të luajë për një nga skuadrat më të mira në Evropë dhe mezi pres të filloj”, ka thënë Beier.