Situata alarmante në Prevallë, Shala: Terren i rrezikshëm, zjarrfikësve mund t’ju kushtojë me jetë

by Nexhat

Zona e Prevallës tash e disa javë po ballafaqohet me zjarrin e madh që e ka përfshirë atë pjesë.

Banorët po ndihen të rrezikuar shkaku që flakët kanë nisur t’iu ofrohen edhe shtëpive të banimit.

Madje disa thanë që nga Prevalla janë larguar edhe turistët.

Lidhur me gjendjen e cila po mbizotëron atje, detaje ka dhënë drejtoresha për Emergjenca në komunën e Prizrenit, Ramize Shala.

Ajo tha se gjendja nuk është dhe aq alarmante, pasi që në vendin e ngjarjes janë njësitet relevante të policisë dhe zjarrfikësve.

“I kemi marrë të gjitha masat e sigurisë për të qenë më afër qytetarëve. Jemi në dijeni për situatën dhe jemi në gatishmëri për çdo gjë që na ndodh. Nëse zjarri do t’u ofrohet shtëpive, ekipi i cili ndodhet atje, do të kërkoj përforcime, do të mobilizohemi edhe do të shkojmë atje”, tha ajo në Edicionin Special në Klan Kosova.

Shala theksoi se “Terreni është i rrezikshëm dhe mund t’u kushtojë me jetë zjarrfikësve”.

Për ta përballuar më lehtë situatën, është kërkuar edhe ndihma e KFOR-it, që të intervenojë.

Por, misioni i NATO-s në Kosovë, ka thënë se do të intervenojë atëherë kur në rrezik të jenë jetërat e qytetarëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy