Përparim Gruda i PDK-së ka reaguar pas konferencës së VV’së para Prokurorisë Speciale për rastin e Astrit Deharit
Gruda përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se diçka e tillë në këtë kohë është e papranueshme dhe e turpshme.
Shkrimi i plotë
Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre vjet në pushtet, gjatë të cilëve nuk është bërë asgjë për të zbardhur rastin Dehari, përkundrazi Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë, sot LVV vendosi të organizojë një konferencë për media para Prokurorisë Speciale, duke kërkuar drejtësi për Astrit Deharin.
A është kjo drejtësia që keni premtuar qytetarëve të Kosovës dhe familjes Dehari?
Kjo është e papranueshme dhe e turpshme