Tender 50 mijë euro për ndërhyrje emergjente te varri i Ibrahim Rugovës

by Nexhat

Agjencia për Menaxhimin e Kompekseve Memoriale të Kosovës ka shpallur tender në vlerë prej 50 mijë euro për ndërhyrje emergjente në Kompleksin Memorial “Ibrahim Rugova”, në Velani të Prishtinës. Punimet do të kryhen tek pllatoja e varrit të ish-presidentit.

Për t’u kryer punimet, është caktuar edhe një afat kohor. Punët duhet të fillojnë më 20 shtator, e të përfundojnë me 20 dhjetor, dhe përfshijnë: punët përgatitore, punët e rrethojës, punët e kubëzave, punët elektrike dhe punët e tjera sipas paramasës dhe specifikimit teknik.

banner

“Mobilizimi i ndërmarrjës për fillimin e punimeve në projekt. Në çmim të llogaritet kosto e përpilimit të planit dhe programit punues si dhe e gjithë kosto e transportit dhe vendosjes se makinave dhe stafit punues”, theksohet në dosje.

Kompanitë e interesuara për t’i kryer këto punime, kanë afat t’i dorëzojnë ofertat deri më 2 shtator në orën 14:00, kur edhe bëhet hapja e tenderëve

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftimin për kontratë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy