Ushtrim i përbashkët i Ushtrisë së Shqipërisë, Kosovës dhe SHBA-ve

by engel

Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës , morën pjesë në stërvitjen “Valor Shield 24”.

Ministri e Mbrojtjes bëri të ditur sot se, trupat testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

banner

Gjatë stërvitjes “Valor Shield 24”, trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese, theksoi Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy