Hovenier: Kurti nuk është ftuar nga Qeveria Amerikane por nga NDI për të qenë pjesë e Konventës Kombëtare Demokratike

by engel

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti po planifikon të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago, por sqaroi se kjo nuk është ftesë nga Qeveria amerikane, kështu është shprehur në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Ai bëri me dije se ftesa i është dërguar Kurtit nga NDI.

banner

“Sa e di unë, kryeministri Kurti planifikon të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI – National Democratic Institute). Por, të jemi të qartë, kjo nuk është ftesë nga Qeveria amerikane. Partia Demokratike është një parti politike në Shtetet e Bashkuara. NDI-ja është krah i Partisë Demokratike që punon në ndërtimin e partive dhe institucioneve demokratike jashtë vendit”, ka deklaruar Hovenier në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy