Irani e konsideron të palogjikshme kërkesen e perendimorëve që të përmbahet në sulme ndaj Izraelit

by engel

Ministria e Jashtme e Iranit tha se thirrjet për përmbajtje sa i përket një sulmi ndaj Izraelit, të bëra nga Franca, Gjermania dhe Britania “kanë mungesë të logjikës politike dhe janë në kundërshtim me parimet e ligjit ndërkombëtar”.

Tri shtetet evropiane një ditë më parë lëshuan një deklaratë të përbashkët përmes së cilës i bënë thirrje Iranit dhe aleatëve të tij të përmbahen nga sulmet kundër Izraelit, pas vrasjes së Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Teheran më 31 korrik.

banner

Teherani dhe aleatët e tij, Hamasi, dhe grupi libanez Hezbollah – i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – kanë fajësuar Izraelin për këtë vrasje. Qeveria izraelite nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut.

“Pa asnjë kundërshtim për krimet e regjimit zionist [Izraelit], deklarata e tri shteteve evropiane i kërkon paturpësisht Iranit të mos përgjigjet për shkeljen e sovranitetit të tij dhe integritetit të tij territorial”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Naser Kanaani.

Ai shtoi se Teherani është i vendosur që t’i kundërpërgjigjet Izraelit dhe u bëri thirrje tri shteteve evropiane “që të ngrihen kundër luftës në Gazë dhe nxitjes së luftës nga Izraeli”.

SHBA-ja një ditë më parë tha se Irani mund të kryejë sulme hakmarrëse ndaj Izraelit gjatë kësaj jave, përderisa presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar me homologët e tij evropianë lidhur me situatën në Lindjen e Mesme.

Kërcënimet nga Irani se do të kryejë sulm ndaj Izraelit vijnë në kohën kur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit po vazhdon. Lufta në Gazë u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, kur u vranë më shumë se 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë rreth 40.000 palestinezë./REL

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy