Kryministri Kurti ndoqi nga afër nisjen e punimeve në projektin e rrugës Prizren – Tetovë

by engel

Kryeministri Albin Kurti, pasditen e sotme vizitoi fillimin e punimeve të projektit të rrugës Prizren – Tetovë, përkatësisht në segmentin Struzhë – Kyçja në autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Projektin për ndërtimin e kësaj rruge që përfshinë njërën rrugë në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” dhe tjetra në afërsi të Fshatit Struzhë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka tenderuar që në muajin prill të këtij viti në 3 llote. Në LOT-in 1 dhe LOT-in 3, punimet filluan sot. Vlera totale e projektit është paraparë të jetë 35 milionë euro, me gjatësi prej 20.3 km.

Ndërkohë nga pjesa e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë hap konkret dhe nuk pritet se punimet mund të tenderohen dhe nisin në një të ardhme të afërt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy