Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin e plagosjes së trefishtë që ndodhi mëngjesin e së hënës në Veternik kanë identifikuar një të dyshuar i cili është në kërkim policor.
Për rastin ku u plagosën dy gra dhe një burrë Policia ka njoftuar se ka intervistuar 9 persona.
“Gjatë një rrahje ku ishin të përfshirë disa persona, ishin përdorë edhe armë zjarri. Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe një mashkull kosovar. Në vendngjarje në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Lidhur me rastin janë intervistuar 9 persona. Të lënduarit janë dërguar ne tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është identifikuar një i mashkull kosovar cili është në kërkim policor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Ndërkohë, për gjendjen e të lënduarve kanë folur nga Qendra e Klinike Universitare e Kosovës. Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Avdush Bajgora, ka thënë për Ekonomia Online se të lënduar janë dy femra dhe një mashkull, ndërsa njëri prej tyre është transferuar për në klinikën e Oftalmologjisë për trajtim të mëtutjeshëm.